LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet dhe plaçkitet një person në QTQ-Shkup

Sulmohet dhe plaçkitet një person në QTQ-Shkup

Një person 22 vjeçar është sulmuar dhe plaçkitur në tualet në Qendrën tregtare të qytetit në Shkup, nga disa persona të panjohur.

Nga MPB informojnë se kryerësit e veprës, duke përdorur forcë fizike kanë marrë 7.600 denarë dhe një kartelë për transport publik dhe më pas kanë ikur. Pas një kohe të shkurtë, në lidhje me këtë ngjarje, në Stacionin policor Qendër janë arrestuar pesë persona të mitur nga Shkupi, prej tyre katër janë në moshën 16, ndërsa njëri prej tyre në moshën 17 vjeçare. Pas arrestimit te njëri prej tyre janë gjetur sendet e vjedhura dhe një thikë.

Policia ndërmerr masat për ndriçimin e plotë të rastit, si dhe ndërlidhjen e mundshme të këtij grupi me vepra të tjera penale – vjedhje të kryera gjatë periudhës së kaluar./Telegrafi/