LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen tre të rinj shqiptarë në veri

Sulmohen tre të rinj shqiptarë në veri

Tre të rinj shqiptarë janë sulmuar të dielën rreth orës 15:45 në veri të Mitrovicës, me ç’rast kanë pësuar lëndime dhe janë trajtuar në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se disa persona të nacionalitetit serb, kanë sulmuar viktimat pa asnjë shkas, derisa këta të fundit po shëtisnin në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.


Mësohet se policia është në kërkim të autorëve të këtij incidenti, ndërsa deri tani nuk dihet motivi i këtij sulmi.