LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Londër, kryeministrja britanike mbeti e pambrojtur nga snajperët! (Video)

Sulmi në Londër, kryeministrja britanike mbeti e pambrojtur nga snajperët! (Video)

Një video e publikuar nga mediat britanike tregon kryeministren Theresa May derisa nxitohet për tu larguar, në momentin që merret vesh se bëhej fjalë për një sulm afër ndërtesës së Parlamentit britanik.

Por ajo që shkruajnë së fundmi mediat britanike, përcjell Telegrafi, është konfuzioni që krijohet gjatë kësaj ngjarje, nga ana e ekipit të sigurisë së kryeministres.


U godit nga vetura në sulmin e Londrës, i mbijetuari rrëfen ngjarjen horror: Kam lindur përsëri! (Video)
Lexo po ashtu U godit nga vetura në sulmin e Londrës, i mbijetuari rrëfen ngjarjen horror: Kam lindur përsëri! (Video)

Madje, sipas tyre, aq shumë kishte konfuzion në këtë ngjarje, sa që sipas ekspertëve, kryeministrja në një moment ishte veçse e pambrojtur – derisa po futej në Jaguar – në rast se ndonjë snajper do të tentonte ta qëllonte atë.

Ken Wharfe, dikur një truproje i Princeshës Diana, ka thënë se videoja zbulon të metat në procedurën e përdorur për të evakuuar kryeministren gjatë një situatë të rrezikshme, përcjell Telegrafi.

Sulmi në Londër: Fotografia që ka nxitur supozime të ndryshme në rrjetet sociale (Foto)
Lexo po ashtu Sulmi në Londër: Fotografia që ka nxitur supozime të ndryshme në rrjetet sociale (Foto)

“Ka pasur konfuzion se ku ishte makina dhe se kush do të futej në të dhe ajo në atë moment nuk ishte e mbuluar nga rojet e sigurisë”, ka thënë ai. “Kur dikush futet në veturë, ju mbuloni shpinën e tij/saj”.

Ai tha se procedurat e përcaktuara nuk janë ekzekutuar si duhet dhe se si rezultat May ishte e ekspozuar për 10 sekonda, kur policia nuk e dinte nëse ka pasur më shumë sulmues në bazën e Parlamentit apo jashtë perimetrit të saj.

Tani ka një “pseudonim” të ri: Vazhdon konfuzioni mbi emrin e sulmuesit të Londrës!
Lexo po ashtu Tani ka një “pseudonim” të ri: Vazhdon konfuzioni mbi emrin e sulmuesit të Londrës!

“Ka gjithmonë një rrezik në këtë pikë se mund të jetë një snajper nga jashtë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori