LAJMI I FUNDIT:

Tani ka një “pseudonim” të ri: Vazhdon konfuzioni mbi emrin e sulmuesit të Londrës!

Tani ka një “pseudonim” të ri: Vazhdon konfuzioni mbi emrin e sulmuesit të Londrës!

Sulmuesi i Westminster në Londër ka lindur si Adrian Russell Ajao në Kent, ka thënë policia britanike, duke shtuar kështu konfuzionin mbi emërtimet e shumta të sulmuesit të Londrës, të njohur së fundmi si Khalid Masood.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, zëvendëskomisioneri i Scotland Yard, Mark Rowley, ka thënë se kanë identifikuar mbështetësin e dyshuar të ISIS-it, vetëm si Adrian Russell në një konferencë për shtyp, por policia metropolitane më vonë i ka dhënë mbiemrin e tij si Ajao.


Emri i tij i lindjes ishte raportuar fillimisht si Adrian Elms, me nënën e tij të quajtur si Janet Elms. Daily Mail raportoi se ajo u martua me një burrë të quajtur Phillip Ajao në West Sussex, kur Masood ishte një fëmijë i vogël.

Po sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, mbetet e paqartë pikërisht se kur mbiemrat e ndryshëm të Masood u ndryshuan.

Zëvendëskomisioneri Rowley ka thënë gjithashtu se policët janë duke hetuar nëse ai ishte radikalizuar nga propaganda xhihadiste në internet, ose në qoftë se ai mund të ketë qenë i drejtuar nga terroristët.

“Hetimi ynë fokusohet në motivin e tij, përgatitjen e tij dhe bashkëpunëtorët e tij”, shtoi ai.

ISIS e ka përshëndetur aktin e tij duke e quajtur atë si një “ushtar i Shtetit Islamik” në një pretendim për të marrë përgjegjësinë, edhe pse shkalla e ndonjë përfshirje nga ana e grupit terrorist mbetet e paqartë. /Telegrafi/