LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj policëve në Leposaviq, njohësit e sigurisë: Ja cili është synimi i ekstremistëve serbë

Sulmi ndaj policëve në Leposaviq, njohësit e sigurisë: Ja cili është synimi i ekstremistëve serbë

Serbë me të kaluar kriminale po sulmojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të vendit me qëllim që të largojnë prezencën e policisë në atë pjesë të territorit të Kosovës, vlerësojnë njohës të çështjeve të sigurisë.

Duke folur për incidentin e së hënës në Leposaviq ku policia ka shtënë me armë zjarri në mënyrë që të neutralizojë rrezikun, konsiderojnë se ky veprim ishte i duhur nga ana e zyrtarëve policorë dhe plotësisht legjitim.


Jeta e disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është rrezikuar të hënën në një pikë kontrolli në veri të vendit derisa po realizon detyrat e tyre.

Sipas policisë rreziku ka ardhur nga persona me të kaluar kriminale të cilët kanë tentuar t’i ndalin për kontroll në Bistricë të Leposaviqit.

Siç ka njoftuar policia, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e policisë ndërsa zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se reagimi i pjesëtarëve të PK-së në rastin në Leposaviq ka qenë i duhur dhe konform të ligjit.

“Në bazë të informatave që i kam, reagimi i policisë ka qenë konform ligjit të policisë dhe procedurave administrative që i kanë ata, pra procedurave të brendshme, sidomos çështjes së përdorimit të armës së zjarrit, gjithmonë duke pasur parasysh që të dyshuarit kanë tentuar që me veturën e tyre t’i godasin policët, pra fillimisht nuk u janë ndalur policisë dhe pastaj kanë tentuar që me veturën e tyre t’i godasin policët, pra ka qenë për mua një tentim vrasje të dyshuarve ndaj policëve të Kosovës dhe policët e Kosovës kanë obligim ligjor të reagojnë konfrom kërcënimeve që i kanë. Në këtë rast meqë jeta e tyre ka qenë në rrezik ata është dashur të ndalin kërcënimin dhe ndalja e kërcënimit ka qenë mënyra e vetme me përdorimin e armëve të zjarrit”, thotë ish-drejtori i Policisë së Kosovës.

Këto veprime ndaj Policisë së Kosovës, sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi po bëhen me qëllim që të largojnë prezencën e pjesëtarëve të policisë nga veriu i vendit.

“Qëllimi i tyre ka qenë që të provokojnë situatën, të sulmojnë policët, e pranojnë qartë, po i referohem mediave që kanë publikuar në Serbi, po mundohen me çdo kusht që t’i largojnë prezencën e Policisë së Kosovës dhe ata po thirren çdo herë në ROSU apo njësi të specializuara, qëllimi përfundimtar i ekstremistëve serbë është të largojnë prezencën e policisë së Kosovës nga kjo pjesë e vendit, siç është edhe në mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror por njëkohësisht edhe mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike në pjesën e brendshme, gjegjësisht katër komunat në veri”, thotë ai.

Sipas tij, këta persona me të kaluar kriminale veprojnë me direktiva të Beogradit zyrtar.

“Ato inkurajohen dhe urdhërohen të veprojnë, të injorojnë këto kontrolle dhe të sulmojnë në këtë rast siç është në këtë rast sulm me automjet, kanë dashur të shkelin zyrtarët policorë, në këtë rast kanë aksidentuar automjetin zyrtar, në këtë rast policia ka vepruar me qëllim të neutralizimit të sulmit… Vazhdimësi janë këto provokime, çdo herë të urdhëruara (nga Beogradi zyrtar) që kanë individë të caktuar plot dosje kriminale dhe ata edhe vetë nuk hezitojnë të ndërmarrin këto veprime”, shton Ibishi.

Sipas ish-policit Rashit Qalaj, sot deputet i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike, rreziku ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është më i theksuar në kohët e fundit.

Megjithatë, ai shton se bandat kriminale në atë pjesë gjithmonë kanë praktikuar sjellje të tilla ndaj Policisë së Kosovës.

“Në pjesën veriore policia është sulmuar shpesh, që nga themelimi i saj, pjesëtarët e saj janë sulmuar, kemi edhe policisë të plagosur. Kemi pasur me herët, kemi tash, ka qenë një sfidë që nga fillimi, tash e kemi një situatë pak më specifike për shkak se stacionet policore atje janë pa pjesëtarë të komunitetit serb të cilët jetojnë në ato pjesë dhe unë mendoj që realisht nëpër stacione policore duhet të gjendet mënyra të kemi edhe pjesëtarë të komunitetit serb të cilët i zbatojnë ligjet e Kosovës. Mendoj që Ministria e Brendshme, Qeveria, duhet të bëjë përpjekje që të bindë qytetarët e komuniteteve atje që të jenë pjesë e policisë ndërsa policia të vazhdojë të zbatojë ligjin dhe asgjë tjetër”, shton deputeti i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Incidenti i ndodhur në Bistricë të Leposaviqit erdhi pasi një njësi e Policisë së Kosovës ishte caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qellim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit dhe kontrabandës.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri. Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar për rastin Policia e Kosovës.

Tutje, policia ka njoftuar se ka identifikuar dy persona të dyshuar të cilët kanë rezultuar të jenë me të kaluar kriminale dhe përfshirje në dhjetëra vepra penale dhe kundër vajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje. Po ashtu, i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori