LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj Muratit – zyrtarët e qeverisë i dalin në mbështetje ministrit

Sulmi ndaj Muratit – zyrtarët e qeverisë i dalin në mbështetje ministrit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, këtë të shtunë është gjuajtur me miell nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, derisa i njëjti ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.


Ndonëse ai vendosi të mos reagojë, as në vendin e ngjarjes e as në rrjete sociale, disa prej kolegëve të tij i kanë dalë në mbrojtje.

PSD me aksion simbolik, e gjuajnë me miell ministrin Murati
Lexo po ashtu PSD me aksion simbolik, e gjuajnë me miell ministrin Murati

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, në profilin e tij në Facebook shkroi se “ia heq kapelën” ministrit Murati për qëndrimin siç e quajti ai, dinjitoz karshi këtij veprimi.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.  Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku.

Ndërsa, Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e quajti veprim huligan atë të aktivistëve të PSD-së.

“Të sulmosh ministrin Hekuran Murati në emër të punëtorëve, ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare qindra milionë euro për të gjithë punëtorët tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve dhe të kauzës të atyre që e sulmuan”.

“E kur mungojnë parimet, idetë dhe kauza, ky aksion është asgjë më shumë se një veprim huligan, i neveritshëm dhe me plotë urrejtje”, shkroi ai në Facebook. /Telegrafi/