Sulmi i dytë në Turqi brenda dy ditësh, të paktën katër të vrarë nga të shtënat në një shkollë të mesme

Katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në Turqinë qendrore të mërkurën, tha një guvernator lokal, i cili është i dyti rast i të shtënave në shkollë në vend brenda dy ditësh.
Katër nga të plagosurit janë duke u operuar, sipas guvernatorit të Kahramanmaraş, Mukerrem Unluer, transmeton Telegrafi.

Një nga të vrarët ishte mësues në shkollë sipas Unluer. E sulmuesi kreu vetëvrasje pas incidentit, u tha Unluer gazetarëve në vendin e të shtënave në shkollë.
Këto janë të shtënat e dyta në shkollë në Turqi brenda po aq ditësh. Të martën, një ish-nxënës hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër duke plagosur 16 persona para se të vriste veten. Përpara raundit të fundit të sulmeve, ishte e rrallë të shihje të shtëna në shkolla në Turqi.

Ministria turke e Drejtësisë ka njoftuar një ndalim transmetimi për mbulimin e të shtënave për "hir të integritetit të hetimit".
Shtatë prokurorë janë caktuar për hetimin në vazhdim, tha Ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek në një deklaratë për X. /Telegrafi/



















































