LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Ministria e Brendshme jep detajet

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Ministria e Brendshme jep detajet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot bëri të ditur se Shqipëria sërish ka pasur sulme kibernetike nga Irani.

Rama përmes një postimi në Twitter tha se sulmi kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS, raporton Telegrafi.

E lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë bëri të ditur se ekspertët e Shqipërisë bashkë me ata të vendeve partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal.

Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë.

Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.

Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

Ndryshe, më 15 korrik Shqipëria ishte objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

Për këtë kryeministri Edi Rama gjatë kësaj jave mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ai pas këtij vendimi, kërkoi që brenda 24 orëve ambasadori dhe stafi i ambasadës iraniane të largohen.

E pas vendimit të Qeverisë shqiptare, këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan shprehu mbështetjen të Shteteve të Bashkuara pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.

Më tej u bë e ditur se SHBA i vendosi sanksione Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ka caktuar sot Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe ministrin e tij të Inteligjencës si përgjegjës për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Ndërkaq, Teherani zyrtar ka dënuar vendimin e Shqipërisë për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke hedhur poshtë arsyet e Tiranës për këtë lëvizje si “pretendime të pabaza”.

Të paktën që nga viti 2007, MOIS dhe përfaqësuesit e tij të akterëve kibernetikë kanë kryer operacione keqdashëse kibernetike duke shënjestruar një sërë organizatash qeveritare dhe sektorin privat në mbarë botën dhe sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori