LAJMI I FUNDIT:

Sulme terroriste në Somali, mes viktimave edhe gazetarë

Sulme terroriste në Somali, mes viktimave edhe gazetarë

Një kamikaz u përplas me makinën e tij të ngarkuar me eksploziv në një hotel në kryeqytetin somalez Mogadishu, sulm që u pasua nga një shpërthim i dytë pak minuta më vonë, ndërsa ekipet e emergjencës dhe gazetarët ishin grumbulluar në vendngjarje.

Shpërthimi i dytë u kap nga kamerat e agjencisë së lajmeve Reuters, përcjell tch.


Gazetarët dhe dëshmitarë okularë shfaqen duke ia mbathur me shpejtësi, ndërsa një re e dendur pluhuri ngrihet në zonë.

Sulmi i dyfishtë u mor përsipër nga grupi terrorist Al-Shabab, zëdhënës të të cilit thanë se muxhahedinë të armatosur rëndë po luftojnë brenda hotelit.

Mediat lokale dhe të huaja raportojnë për dhjetëra të plagosur, ndërsa dyshohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm viktimash, megjithëse ende nuk ka raporte zyrtare.