LAJMI I FUNDIT:

Sulm verbal dhe fizik ndaj gazetarëve të ”24Vesti”

Sulm verbal dhe fizik ndaj gazetarëve të ”24Vesti”

Edhe në protestën e sontme të iniciativës ”Për Maqedoni të përbashkët” është sulmuar një ekip gazetarësh, kësaj radhe të 24Vesti. Rasti ka ndodhur në kryeqytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetarët janë sulmuar verbalisht, por edhe fizikisht. Sipas gazetarëve të 24Vesti, incidenti nuk u përshkallëzua. Mirëpo organizatorët u distancuan nga rasti, duke e konsideruar si i rastësishëm dhe i paqëllimshëm.


Organizatorët porositën se mbështetin një qeveri të OBRM-PDUKM-së, pasi që kjo parti i ka mbështetur bujqit me subvencione, ndërkaq u shprehën kundër platformës qeverisëse të LSDM-së.

Protestuesit kërcënuan me radikalizim të protestave./Telegrafi/