LAJMI I FUNDIT:

‘Sulm terrorist’ – plagosi me thikë disa persona, vritet nga policia londineze

‘Sulm terrorist’ – plagosi me thikë disa persona, vritet nga policia londineze

Policia londineze ka qëlluar për vdekje një të dyshuar për sulm terrorist, pasi kishte plagosur me thikë disa persona në mes të një rruge në Londër.

Oficerët aktualisht janë në vendin e ngjarjes në High Road në Streatham, në jug të Londrës, transmeton Telegrafi.


Personi i dyshuar është qëlluar nga oficerët e armatosur.

Policia Metropolitane lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej: “Një person është qëlluar nga oficerët e armatosur në #Streatham.

“Në këtë fazë besohet se një numër njerëzish janë plagosur me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar; incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

Policia u filmua duke qëndruar pas një makine policie të pa shënja të policisë dhe duke drejtuar armët e tyre drejt një të dyshuari i cili dukej se ishte shtrirë në trotuarin jashtë një dyqani.

Dhjetëra automjete të urgjencës aktualisht janë rreshtuar në zonë, si dhe ka raportime për një ambulancë ajrore dhe helikopter policie që qarkullon nga lart.

Një pjesë e rrugës tani është e mbyllur dhe autobusët po devijohen. Policia e Lambeth Borough ka bërë edhe tweet në lidhje me ngjarjen. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori