LAJMI I FUNDIT:

Sulm raketor ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad

Sulm raketor ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad

Tre raketa janë shkrepur sot në drejtim të Ambasadës së SHBA në zonën e mbrojtur, të fortifikuar të kryeqytetit irakian Bagdad, thanë zyrtarët irakianë.

Nuk është e qartë nëse ka pasur lëndime, por u konfirmua se u shkaktua dëm material dhe disa automjete u shkatërruan në parkingun e ambasadës, përcjell AP deklaratën e një zyrtari në kushte anonime.


Ambasada amerikane u kundërpërgjigj duke aktivizuar sistemin mbrojtës antiraketë C-RAM, i cili u ngrit këtë verë në mënyrë që të zmbrapsë përpjekjet gjithnjë e më të shpeshta për të goditur misionin diplomatik amerikan në kryeqytetin e Irakut.

Sulmi shkaktoi frikë për shkak të trazirave të mundshme në prag të përvjetorit të vrasjes së gjeneralit Qasim Suleimani, komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane, i cili u likuidua më 3 janar të këtij viti, jo shumë larg aeroportit të Bagdadit.

Nga frika e hakmarrjes përpara përvjetorit të parë të vrasjes së Suleimanit, Shtetet e Bashkuara urdhëruan një reduktim të numrit të punonjësve në ambasadën në Bagdad.

Frekuenca e sulmeve me raketa kundër Shteteve të Bashkuara pas vrasjes së Suleimanit shkaktoi shqetësim të administratës Donald Trump dhe akuza ndaj grupeve të armatosura shiite pro-iraniane.

Uashingtoni paralajmëroi në shtator se do të mbyllte ambasadën e tij në Bagdad nëse qeveria irakiane nuk do të ndërmerrte hapa vendimtarë për të parandaluar sulmet me raketa dhe sulme të tjera nga formacionet pro-iraniane mbi synimet dhe interesat amerikane në atë vend. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori