LAJMI I FUNDIT:

Sulm masiv në lagjen diplomatike në Kabul

Sulm masiv në lagjen diplomatike në Kabul

Një shpërthim i madh ka goditur lagjen diplomatike në Kabul gjatë mëngjesit të sotëm, duke vrarë dhe plagosur disa persona.

Tym i madh është parë afër Ambasadës Gjermane, derisa dëshmitarët kanë thënë se rrugët kanë qenë të bllokuara dhe janë parë shumë persona të plagosur.


Dyshohet se sulmi është realizuar me anë të një makinë-bombë. Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin, raporton Rel.

Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryeqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë persona dhe plagosi shume të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.