Gjashtë zyrtarë policorë janë vrarë pas një sulmi me makinë bombë në jug të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët.
Të paktën katër të tjerë janë lënduar në sulmin që ka ndodhur sot në provincën Kandahar.
Grupi taliban e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi me makinë bombë ka shpërthyer në hyrje të selisë policore në distriktin Maiëand, kanë thënë zyrtarët.
Ky sulm vjen vetëm disa orë pasi nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka bërë një vizitë të papritur të Afganistan.
Pence ka thënë se ka “avancim të vërtetë”, në Afganistan.
Presidenti amerikan, Donald Trump, pati prezantuar strategjinë e re per Afganistanin në gusht të këtij viti, transmeton Evropa e Lirë.
Pence ka thënë së për shkak të atij vendimi, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë trupa amerikane në këtë vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251