Sukses i jashtëzakonshëm - “The Devil Wears Prada 2” kryeson me mbi 230 milionë euro

Filmi “The Devil Wears Prada 2” ka shpërthyer duke siguruar mbi 230 milionë euro në fundjavën e parë të shfaqjes.
Sipas të dhënave, filmi u rendit i pari në arkëtimet e Amerikës së Veriut pas debutimit, me rreth 71 milionë euro të ardhura në ShBA dhe Kanada si dhe rreth 144 milionë euro në total në mbarë botën.
“The Devil Wears Prada 2” u shfaq në 4.150 kinema në Amerikën e Veriut dhe, sipas anketës së PostTrak, gratë përbënin rreth 76 për qind të publikut.
- YouTube www.youtube.com
Ndërkohë, 74 për qind e shikuesve thanë se do ta rekomandonin patjetër filmin te miqtë.
Kritikat për vazhdimin kanë qenë të ndara, ndërsa në histori Anne Hathaway, në rolin e Andy Sachs, rikthehet sërish në ambientin e punës së Meryl Streep (Miranda Priestly) në revistën “Runway”.
Produksioni i filmit ka kushtuar rreth 92 milionë euro, shumë më tepër se buxheti i filmit të parë të vitit 2006, i cili ishte rreth 32 milionë euro.
Regjisori David Frankel ka thënë për AP se, pasi paguhen yjet më të mëdha të filmit, për xhirimet në fund mbetet praktikisht i njëjti buxhet si te filmi i parë.
Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci e kanë promovuar filmin për javë të tëra në Tokio, Londër dhe New York.
Fushatës iu bashkua edhe Anna Wintour, e cila u shfaq me Hathaway në ceremoninë e Oscars dhe me Streep në kopertinën e revistës “Vogue”.
Në vendin e dytë u rendit mjuzikali biografik “Michael”, me rreth 50 milionë euro në fundjavën e dytë të shfaqjes në Amerikën e Veriut, ndërsa fitimet e tij globale u rritën në rreth 390 milionë euro.
Sezoni veror i kinemasë u shoqërua edhe me filmat: “The Super Mario Galaxy Movie” me rreth 11 milionë euro, “Project Hail Mary” me rreth 8 milionë euro dhe horror-i “Hokum” me rreth 5.9 milionë euro. /Telegrafi/


























































