Suedia fiton Eurovisionin

Përfaqësuesi i Suedisë, Mans Zelmerlow, me këngën “Heroes” është fitues i ‘Eurovision Song Contest 2015’.
Konkurrenti më i ngushtë ishte Rusia me përfaqësuesen Polina Gagarina me këngën “A Million Voices”. Derisa vendin e tretë e zuri Italia.
Renditja finale e përfaqësueses së Shqipërisë bazuar në votimet ishte në vendin e 16-të.
Porse ky rangim nuk përkon me performancën e Elhaida Danit dhe vlerat e këngës “I’m Alive”.
Edhe ky edicion i këtij festivali ishte i shoqëruar me mënyrën e njëjtë të votimit si në të kaluarën, kur shtetet fqinje votojnë njëri-tjetrin dhe vendet me interesa politike dhe kulturore shpërndanin vota për miqtë e tyre.
Pavarësisht renditjes në tabelën e votimeve, Elhaida Dani mund të krenohet për performancën dhe këngën e saj dhe të gjithë ne mund të krenohemi me të. /Telegrafi/




















































