LAJMI I FUNDIT:

Suedia dhe Ukraina gjejnë golin në pjesën e parë që mbyllet baras

Suedia dhe Ukraina gjejnë golin në pjesën e parë që mbyllet baras

Suedia dhe Ukraina e kanë mbyllur pjesën e parë baras me rezultat 1-1.

Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 po del të jetë interesante me të dyja skuadrat që po sulmojnë.


Ukrainasit kishin rastin e parë në ndeshje me Andriy Yarmolenko, por që portieri ishte në vend.

Alexander Isak rrezikoi për Suedinë në minutën e 19-të, por as ku nuk ishte i saktë.

Në minutën e 28-të erdhi edhe goli. Yarmolenko asistoi në zonë për Oleksandar Zinchenkon, i cili gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-0.

https://twitter.com/fangazzetta/status/1409957032963284997

Suedia u lëshua për të gjetur golin e barazimit dhe krijoi dy raste të mira.

Në minutën e 43-të ishte Emil Forsberg që me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

https://twitter.com/fangazzetta/status/1409961036644601858

Pjesa e dytë premton të jetë edhe më e mirë. /Telegrafi/