LAJMI I FUNDIT:

Suedia dështon ta bind Turqinë për anëtarësim në NATO – Erdogan dhe Kristersson takohen javën e ardhshme

Suedia dështon ta bind Turqinë për anëtarësim në NATO – Erdogan dhe Kristersson takohen javën e ardhshme

Suedia dështoi të enjten që ta bind shtetin turk për të hequr bllokadën për anëtarësim në NATO, por çështja tani do të kalojë në një nivel më të lartë – takimi i liderëve turq dhe suedez.

Duke folur pas bisedimeve me ministrat e jashtëm turk dhe suedez në selinë e aleancës së sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se anëtarësimi suedez ishte “brenda kornizave”.


Stoltenberg tha se do të thërras një takim midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit suedez, Ulf Kristersson në Vilnius të hënën, në prag të samitit të NATO-s, me synimin për të kapërcyer hendekun midis dy palëve, raporton reuters.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke braktisur politikat e mos-angazhimit ushtarak që kishin zgjatur gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kërkesa për anëtarësim në aleancë duhet të miratohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s dhe ndërkohë që ajo e Finlandës mori dritën jeshile në muajin prill, Turqia dhe Hungaria ende po e bllokojnë Suedinë.

Turqia thotë se Suedia strehon anëtarë të grupeve militante, kryesisht mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët i akuzon për organizimin e demonstratave dhe financimin e grupeve terroriste.

Suedia ka thënë se ka përmbushur kërkesat për të cilat është rënë dakord në negociatat me Turqinë, duke përfshirë futjen e një projektligji të ri që e bën të paligjshëm të qenit anëtar i një organizate terroriste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori