LAJMI I FUNDIT:

Sudani mbron fëmijët nga përfshirja në konfliktet e armatosura

Sudani mbron fëmijët nga përfshirja në konfliktet e armatosura

Presidenti sudanez, Omar al-Bashir ka thënë se kurrë nuk ka përdorur fëmijët në konfliktet e armatosura. Por ministri i Informacionit, Ahmed Bilal ka njoftuar se disa nga rebelët që luftojnë kundër qeverisë kanë përdorur fëmijët si ushtarë.

Ky diskutim erdhi pasi Sudani dhe Kombet e Bashkuara nënshkruan Planin e Veprimit për të mbrojtur fëmijët nga përfshirja në konfliktet e armatosura.


Bilal ka thënë se gabimi i vetëm që Sudani bërë është që ka nënshkruar këtë plan të veprimit më parë, raporton agjencia e lajmeve VOA news.

Ai ka thënë për mediumin se qeveria e tij ka prova se disa nga rebelët kanë përdorur fëmijët si ushtarë.

“Ndoshta tetë apo shtatë vjet më parë, kemi arrestuar rreth 83fëmijë ushtarë. Ne nuk i kemi sjellë ata në gjykatë për shkak se ishin nën moshën. Rebelët ende janë duke i përdorur fëmijët”, tha Bilal.

Në të kaluarën, Kombet e Bashkuara kanë akuzuar edhe rebelët dhe qeverinë se po përdorin fëmijët siushtarë.