Sulmuesi i Barcelonës, ​​Luis Suarez e ka cilësuar golin e tij të shkëlqyeshëm kundër Real Mallorca si më të mirin në karrierën e tij.

Lionel Messi vodhi shfaqjen në fitoren 5-2 në La Liga ndaj Mallorcas, por uruguaiani shënoi gjithashtu një gol të shkëlqyer me thembër.


Frenkie De Jong e asistoi atë brenda zonës dhe pavarësisht se kishte afër dy mbrojtës të Mallorcas, Suarez prodhoi një gol me thembër duke mposhtur portierin  Manolo Reina.

"Është goli më i mirë i karrierës time", ka thënë fillimisht Suarez për Marca.

"E dija se kishte një kënd për të shënuar, dhe se do të më duhej të shkoja me thembrën e pasme", përfundoi ai.

Me këtë gol, Suarez arrin në kuotën e tetë shënimeve këtë sezon dhe tani është i treti në listë pas Messit dhe Karim Benzemas. /Telegrafi/

https://twitter.com/AastaPasta/status/1203421603536596992

telegrafi sport app