LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri i kundërvihet gjithë asaj që dimë për produktet e qumështit

Studimi i ri i kundërvihet gjithë asaj që dimë për produktet e qumështit
milk products - tasty healthy dairy products on a table on: sour cream in a white bowl cottage cheese bowl cream in a a bank and milk jar glass bottle and in a glass

Studimi i ri i Universitetit të Texasit nga Houstoni thekson që yndyrat e ngopura në jogurt, djathë, gjalpë dhe qumësht nuk shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Thartirat yndyrore, të cilat ndodhen në produktet e qumështit, madje zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru për 42 për qind, transmeton Telegrafi.


Qumështi, jogurti dhe djathi përmbajnë kalcium, i cili ul shtypjen e gjakut dhe thartirat yndyrore të cilat veprojnë kundër inflamacionit.

Hulumtuesit kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 3.000 personave të rritur, të moshës mbi 65 vjeç. Atyre nivelet e tri thartirave të ndryshme yndyrore për herë të parë u janë matur në vitin 1992, pastaj në gjashtë, dhe më vonë në 13 vjet.

Ekipi i ekspertëve, i cili ka analizuar rezultatet e matjes, ka konstatuar që asnjë nga thartirat yndyrore të matura nuk ka pasur lidhje me rrezikun e shtuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Veç kësaj, njerëzit me nivelet më të larta të thartirave yndyrore, gjë që sipas shkencëtarëve ka lidhje me ushqimin me produkte të qumështit, kanë pasur 42 për qind më pak rrezik i vdekjes nga sulmi në tru.

Autorja e cila ka udhëhequr studimin, dr. Marcia Otto, konsideron që, për këtë shkak, do të duhej të hulumtoheshin rekomandimet lidhur me produktet e qumështit me shumë yndyrë, të cilat kanë burim të pasur të kalciumit dhe kaliumit.

Këto janë të rëndësishme jo vetëm në fëmijëri, por edhe në moshën e mëvonshme, kur ushqimi i keq mund të shkaktojë osteoporozën.

“Njerëzit u janë të ekspozuar një sërë informatash të ndryshme dhe kontradiktore lidhur me ushqimin, aq më parë në raport me yndyrat. Për këtë shkak është me rëndësi që të kemi studime relevante, në mënyrë që njerëzit vetë të mundë të zgjedhin në bazë të fakteve shkencore, jo vetëm në bazë të thashethemeve”, thotë dr. Otto.

Studimi, të cilin e ka financuar Instituti Kombëtar Shëndetësor amerikan, është publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori