Studimi: Numri i spermatozoideve ka rënë për 62 për qind që nga viti 1973

Shkencëtarët izraelitë, të udhëhequr nga profesori Hagai Levine, njoftuan se një analizë e re tregoi se numri i spermatozoideve ka rënë me 62 për qind që nga viti 1973, gjë që paraqet rezultate alarmante dhe jashtëzakonisht të këqija për meshkujt.
Profesor Levin, i cili jep mësim në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, tha se një numër i ulët i spermatozoideve konsiderohet një tregues i shëndetit të meshkujve, ndërsa nivelet e ulëta shoqërohen gjithashtu me një rrezik në rritje të sëmundjeve kronike, kancerit të testikujve dhe një jetëgjatësi më të shkurtër.
“Duhet të çuditemi dhe të shqetësohemi nga ky zbulim. Trendi në rënie është shumë i qartë. Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm dhe ndihem përgjegjës për ta sjellë atë në botë. Rënia duket se po përshpejtohet”, ka thënë Levin, i cili drejtoi studimin me profesoreshën Shanna Swan nga New Yorku.
Punimi hulumtues u botua në revistën Human Reproduction Update, ndërsa The Times of Israel shkruan se “rënia prej 62 për qind i referohet numrit të spermatozoideve, që do të thotë numri i spermatozoideve të pranishme në një ejakulim mesatar. Përqendrimi i spermatozoideve për mililitër është ulur 52 për qind në rreth 50 milionë. Kjo është ende shumë mbi kufirin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por sigurisht se është një e dhënë shqetësuese”.

Ndryshe, Levin publikoi një studim të ngjashëm në vitin 2017, i cili përfshinte të dhëna nga viti 1973 deri në vitin 2011. Në kuadër të këtij studimi, u shpjegua se si numri i spermatozoideve te meshkujt në Amerikë, Evropë, Australi dhe Zelandën e Re, kishte rënë me më shumë se 50 për qind.
Studimi i ri mbulon periudhën nga viti 1973 deri në vitin 2018 dhe janë shtuar shtatë vite të tjera të dhëna statistikore dhe ka një shtrirje gjeografike shumë më të gjerë, duke pasur parasysh se mbulon rreth 53 vende.
Gjithashtu, Levine thekson se fertiliteti fillon të bjerë kur përqendrimi i spermës bie nën 40 milionë për mililitër. Me ritmin aktual të rënies, ky numër mund të bëhet mesatarja globale brenda një dekade.
“Për më tepër, nëse shikojmë mesataret dhe nëse meshkujt sot kanë mesatarisht 50 milionë spermatozoide për mililitër, sot ka një numër të madh meshkujsh që kanë më pak se 40 milionë spermatozoide. Jemi duke u përballur me një problem serioz që nëse nuk zbutet, mund të kërcënojë mbijetesën e njerëzimit”.
“Urgjentisht bëjmë thirrje për veprim global për të promovuar një mjedis më të shëndetshëm për të gjitha speciet dhe për të reduktuar ekspozimet dhe sjelljet që kërcënojnë shëndetin tonë riprodhues”, ka theksuar profesori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agjërimi, leximi dhe gjërat tjera që ju bëjnë më të mençur!

Bima më shëruese në planet, e cila rritet në lëvore druri: Nobelisti me të ka shëruar kancerin!

Lodhja juaj mund të jetë shenjë e anemisë, këto ushqime të pasura me hekur mund të ndihmojnë

A shkaktojnë diabet ushqimet me sheqer? Ç’duhet të dini

Ushqimet që lehtësojnë dhimbjen e kokës: Falë përbërjes së tyre mund t'ju ndihmojnë shumë!

Shkenca: Çajit nuk keni nevojë t’i shtoni sheqer për t’ia përmirësuar shijen

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit