Stjepan Tushinec, studenti 23-vjeç nga Zagrebi në profilin e tij në Instagram, shfaq pamje krejt të ndryshme të qytetit të Zagrebit.

Me ndihmën e telefonit të mençur, aparatit dhe fotoshopit, Stjepani rrugëve të Zagrebit u ka dhënë një perspektivë krejt tjetër, transmeton Telegrafi.

“Kam dashur t’i futem artit vizual dhe digjital me mjetet sikurse pakoja e Adobe, duke krijuar diçka shumë të veçantë. Më herët më janë dukur fotografitë disi më të ftohta dhe pa ndonjë ngrohtësi”, ka thënë ky i ri nga kryeqytetit kroat.

Për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë, ku shihet krijimtari e të riut që u bë kryelajm në mediat kroate. /Telegrafi/