LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UP-së krijojnë ueb-hartë informuese për shpërndarjen e koronavirusit në Kosovë

Studentët e UP-së krijojnë ueb-hartë informuese për shpërndarjen e koronavirusit në Kosovë

Studentët e programit “Gjeodezi” në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë krijuar ueb hartën që do t’u ndihmojë qytetarëve për informim të saktë dhe në kohë reale për dukurinë e shpërndarjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

Duke pasqyruar të gjitha qytetet e Kosovës, ueb harta e lansuar në ueb faqen zyrtare të UP-së e tregon numrin e saktë të qytetarëve të prekur nga ky virus.


Asistenti i lëndës, Milaim Sylka, tha që me anë të kësaj harte duan të japin kontributin e tyre për qytetarët, duke i informuar në mënyrë praktike e të thjeshtë për shpërndarjen e pandemisë në vendin tonë.

“Qëllimi i krijimit të një ueb-harte të këtillë me studentët e gjeodezisë është pasqyrimi apo komunikimi i një dukurie që ka të bëjë me mjedisin tonë hapësinore tek një lexues apo përdorues i saj” tha Sylka.

Ueb-harta është realizuar gjatë ligjëratave virtuale në kuadër të lëndës “Ueb Hartografi” në programin bachelor të drejtimit “Gjeodezi”, të udhëhequr nga prof. dr. Bashkim Idrizi.

Kjo hartë është krijuar duke u bazuar në softuerë me burime të hapura (open source). Hartën mund ta gjeni duke klikuar këtu ose në ballinën e ueb faqes së UP-së: www.uni-pr.edu

Në situatën aktuale të krijuar nga pandemia e koronavirusit, Universiteti i Prishtinës bënë thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori