LAJMI I FUNDIT:

Studentët e quajnë të rrezikshme idenë e Pacollit për xhaminë në UP

Studentët e quajnë të rrezikshme idenë e Pacollit për xhaminë në UP

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës e shohin si shumë të rrezikshme idenë e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, për zhvendosjen e Kampusit Universitar të UP-së.

Përmes një reagimi ata kanë thënë se janë pro ndërtimi të kampuseve të reja e moderne, por jo të tjetërsohet UP-ja.


Sipas tyre me veprime të tilla do të tentohej të tjetërsohet historia e Universitetit por edhe e ngjarjeve historike që janë zhvilluar në Kampusin e Universitetit më të vjetër në Kosovë.

Reagimi i Parlamenti Studentor i UP-së:

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e sheh si të rrezikshme idenë e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, për zhvendosjen e Kampusit Universitar të UP-së.

Me këtë veprim do të tentohej të tjetërsohet historia e Universitetit por edhe e ngjarjeve historike që janë zhvilluar në Kampusin e Universitetit më të vjetër në Kosovë.

Ne jemi pro asaj që të ndërtohen kampuse të reja dhe moderne por jo edhe te tjetërsohet historia e lavdishme e Universitetit tonë që nuk është vetëm vatër e dijes por edhe vatër e qëndresës kombëtare.

Ne si Parlament Studentor bashkë me studentët e UP-së asnjëherë nuk do te pajtohemi që kjo të ndodhë./Telegrafi/