LAJMI I FUNDIT:

Strakosha me tri oferta në tavolinë, largimi nga Lazio gjithnjë e më afër

Strakosha me tri oferta në tavolinë, largimi nga Lazio gjithnjë e më afër

Aventura e Thomas Strakoshës te Lazio duket se ka ardhur në fund.

Ky sezon nuk ka qenë aspak i lehtë për gardianin shqiptar që ka qëndruar më shumë në bankën rezervë se sa në fushë.


Trajneri Simone Inzaghi i ka besuar më shumë veteranit Pepe Reina dhe kjo ka acaruar Strakoshën që ka kërkuar largimin nga Lazio në verë.

Reprezentuesi shqiptar mund të vazhdoj karrierën në Serie A, ku Bologna është skuadra që po këmbëngul për transferimin e tij.

Por për shqiptarin ka interesim edhe nga elita e futbollit anglez, me Southampton dhe West Ham United që e kanë në listën e dëshirave.

Te Lazio janë gati për ta shitur gardianin shqiptar, por që nga shitja e tij kërkojnë një shumë rreth 20 milionë euro.

Drejtuesit e Lazios duan ta shesin shqiptarin pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022 dhe nuk duan të rrezikojnë që ai të largohet me parametra zero.

Kësisoj largimi i Strakoshës nga Lazio duket i sigurt, por mbetet të shihet nëse do të mbetet në Serie A te Bologna, apo do të provojë aventurën angleze tek njëra nga skuadrat e interesuara për të.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje zyrtare me Lazion, ku në tri nga to ka mbajtur portën e pa prekur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori