LAJMI I FUNDIT:

Strakosha titullar edhe në dy ndeshjet e radhës me Lazion

Strakosha titullar edhe në dy ndeshjet e radhës me Lazion

Federicho Marchetti nuk është ende gati për t’u rikthyer në portën e Lazios dhe në këtë mënyrë, Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në katërkëndëshin bardhekaltër edhe për të paktën dy ndeshjet e radhës.

Konfirmimi vjen nga vetë numri një i Lazios, i cili deklaroi për mediat italiane se po punon për t’u rikthyer sa më parë në fushën e blertë por kjo nuk do të ndodhë për të paktën edhe 20 ditë.


Stafi mjekësor i klubit roman e cilëson pozitiv rikuperimin e Manchetit pas ndërhyrjes kirurgjikale ndërsa gjatë kësaj fundjave ai mund të vihet nën urdhrat e Inzaghit edhe pse jo në kapacitet të plot. Lazio shpreson ta ketë në diszoicion pas tre javësh, ose të paktën për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Në këtë mënyrë, Strakosha merr një asist të rëndësishëm pasi ai do të mbrojë portën në udhëtimin e Palermos por edhe në derbin e Romës pas dy javëve.

Për sa i përket çështjes së rinovimit të kontratës, Lazio dhe Marchetti nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët por ai mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm për të ndihmuar sa më shumë në rritjen e Strakoshës, i cili projektohet titullar.

Inzaghi beson te aftësitë e 22-vjeçarit kuqezi i cili dha një kontribut të madh në suksesin që Lazio regjistroi ndaj Romës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Gjatë këtij sezoni, Strakosha është aktivizuar 16 ndeshje në kampionat, 1 më pak se Marchetti dhe 3 ndeshje në Kupën e Italisë.

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori