LAJMI I FUNDIT:

Strakosha prezanton fanellën e Lazios (Foto)

Strakosha prezanton fanellën e Lazios (Foto)

Thomas Strakosha është bërë një futbollist tejet i rëndësishëm tek skuadra e njohur italiane Lazio.

Pasi vitin e kaluar luajti thuajse shumicën e ndeshjeve, Lazio ka vendosur që për edicionin e ri t’ia besojë fanellën e titullarit shqiptarit.


Reprezentuesi shqiptar së fundmi është zgjedhur nga klubi si fytyra ideale për prezantimin e fanellës së tretë.

Në Aurozno të Kadores, aty ku Lazio është grumbulluar për fazën parapërgatitore, Ciro Immobille, Thomas Strakosha dhe Felipe Anderson kanë prezantuar fanellën e tretë të skuadrës bardhekaltër. /Telegrafi/