LAJMI I FUNDIT:

“Strakosha një surprizë e këndshme, ka cilësi”

“Strakosha një surprizë e këndshme, ka cilësi”

Adalberto Grigioni e cilëson një surprizë të këndshme shpërthimin e Thomas Strakoshës te Lacio.

Përgatitësi i portierëve të skuadrës italiane, një nga profesionistët më të njohur përtej Adriatikut, e ka vlerësuar gardianin shqiptar për mënyrën se si arriti të shfrytëzonte mundësinë që iu dha.


“Ai është një surprizë e këndshme, duhet të rritet ende nga pikëpamja e personalitetit por luan i qetë, kjo i jep shumë besim shokëve të skuadrës. Një vit më parë nuk kishte asgjë për të humbur, hyri në fushë i qetë”.

“Meqë bëri një kampionat të mirë, pastaj skuadra e ndihmoi shumë, kjo ka rëndësi për një portier. Djaloshi ka cilësi, stërvitet mirë, është i vëmendshëm. Shpresojmë për mirë”, tha ai.

Por ndërkohë, portieri shqiptar vazhdon të jetë larg fushave të lojë për shkak të një dëmtimi në gju. Strakosha mungoi në miqësoren ndaj SPAL dhe sot ka qenë në klinikën “Padeia” në Romë për të bërë një vizitë më të specializuar, transmeton PanoramaSport.

Sipas mediave italiane kontrollet nuk kanë nxjerrë në pah ndonjë gjë serioze dhe pritet që shumë shpejt portieri shqiptar të kthehet rregullisht në stërvitje me Lacion.