LAJMI I FUNDIT:

Strakosha: I lumtur që triumfova ndaj idhullit tim

Strakosha: I lumtur që triumfova ndaj idhullit tim

Gjithmonë e më të shumtë janë futbollistët shqiptarë në kampionatin italian, madje roli i tyre po shndërrohet në protagonistë të sukseseve të klubeve ku aktivizohen.

Duhej të kalonin 71 vite që pas Naim Kryeziut, i cili ngriti trofeun e parë me Romën në vitin 1941, që Lorik Cana dhe Thomas Strakosha të ngrinin një tjetër trofe, Kupën e Italisë me Lazion në sezonin 2012-2013.


Plot 4 vite më pas, sërish Thomas Strakosha përsërit suksesin, këtë herë edhe më bindshëm, duke qenë protagonist i finales së Superkupës, mes Lazios dhe Juventusit.

Në një intervistë për Top Channel, Thomas Strakosha tregon emocionet e tij.

“Jam shumë i gëzuar që viti filloi me një trofe dhe shumë i lumtur që kisha familjen pranë. Por ky gëzim mbaroi, përgatitemi për objektiva të tjera”.

“Synimi im është të përmirësohem gjithmonë dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat. Në këtë ndeshje isha në fushë me një nga portierët më të mirë në botë, siç është Buffon. Ai është idhulli im, jam i gëzuar që luajta kundër tij dhe fitova. Në fund më përgëzoi për ndeshjen dhe fitoren”, tha Thomas Strakosha.

Ndërkohë, në grumbullimin e ardhshëm të kombëtares, Thomas Strakosha do të ketë një duel në shtëpi me Etrit Berishën, të rikthyer tashmë nga pezullimi, por që në fund do të vendosë trajneri Panucci se cili do të mbetet numri një i portës kuqezi.

“Me Etritin jemi shokë. Më dërgoi edhe mesazh urimi për fitoren. Në Kombëtare s’ka konkurrencë”, shprehet Thomas Strakosha.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori