LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Rusia po përpiqet të justifikojë sulmin në Ukrainë

Stoltenberg: Rusia po përpiqet të justifikojë sulmin në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ishte e shqetësuar se Rusia “po përpiqej të krijonte një justifikim për një sulm të armatosur në Ukrainë”.

Separatistët rusë sot kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve, me ç’rast kanë lënduar tre persona, raporton bbc.


Kjo ka bërë që të reagojë edhe kreu i aleancës verioro-atlantike, i cili ka shprehur shqetësimet me veprimet e fundit të shtetit rus.

Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë - konfirmohet se separatistët rusë lënduan tre persona
Lexo po ashtu Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë - konfirmohet se separatistët rusë lënduan tre persona

“Ne jemi të shqetësuar sepse Rusia po përpiqet të krijojë një justifikim për një sulm të armatosur në Ukrainë. Nuk ka ende asnjë qartësi, asnjë siguri për qëllimet e Rusisë. Ajo ka grumbulluar forcën më të madhe që kemi parë në dekada”, tha ai.

Norvegjezi tha se po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të forcave të tjera luftarake në Rumani dhe në pjesën juglindore të Aleancës.

“NATO duhet të përgjigjet kur të shohim veprimet agresive të Rusisë”, tha ai, duke i kërkuar Moskës të hyjë në dialog me Perëndimin.

Ndryshe, Rusia ka dislokuar tashmë mbi 130 mijë trupa ushtarake në zonën kufitare me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori