LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë – konfirmohet se separatistët rusë lënduan tre persona

Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë – konfirmohet se separatistët rusë lënduan tre persona

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se fshati Stanytsia në Luhansk u granatua me armë të rënda dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të dënojnë sulmin.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme forcat separatiste ruse kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në Luhanski.


“Fshati ukrainas Stanytsia i Luhanskit u granatua me armë të rënda nga territori i pushtuar i Donbasit. Infrastruktura civile është dëmtuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve që të dënojnë me shpejtësi këtë shkelje të rëndë të marrëveshjeve të Minskut nga Rusia në një situatë tashmë të tensionuar të sigurisë”, shkroi ai në Twitter.

Kreu i fshatit Albert Zinchenko tha për BBC News Ukraine se tre persona u plagosën.

“Një roje sigurie, një punonjëse lavanderie dhe një ndihmës mësuese e çerdhes. Ata janë në spital pasi janë goditur nga predhat”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se disa fëmijë ndodheshin në ndërtesë në momentin e granatimeve, por asnjëri nuk ka pësuar lëndime.

Presidenti ukrainas, Zelensky: Disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë
Lexo po ashtu Presidenti ukrainas, Zelensky: Disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë

Ndërkohë janë publikuar imazhet e para që tregojnë njerëzit duke u strehuar në një bodrum gjatë bombardimeve dhe pasojat e dhomës së muzikës dhe këndit të lojërave të shkollës që u godit nga artileria. Pamjet i ka shpërndarë Operacioni i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës ndërsa janë konfirmuar përmes lajmeve lokale dhe OJQ-ve në vendngjarje.

Ndryshe, OSBE më herët gjatë ditës së sotme konfirmoi incidentin në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare janë përballur me separatistët e mbështetur nga Rusia që nga konflikti i vitit 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori