LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Anëtaret e reja të NATO-s duhet të kenë një mënyrë të sigurt komunikimi

Stoltenberg: Anëtaret e reja të NATO-s duhet të kenë një mënyrë të sigurt komunikimi

Shtetet që anëtarësohen në NATO, siç është Maqedonia e Veriut, duhet të kenë një mënyrë të sigurt të komunikimit, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Ekzistojnë standarde që duhet të përmbushen kur bëhet fjalë për infrastrukturën civile dhe telekomunikimit, siç është 5G. Kjo vlen edhe për anëtarët e rinj të ardhshëm, siç është Maqedonia e Veriut. Këto standarde nuk zbatohen për vendet jo anëtare, por ne mund t’i kërkojmë ose t’i këshillojmë ata ta bëjnë këtë”, tha Stoltenberg për ndikimin e mundshëm të forcave të tjera globale në rajon dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet NATO-ja.

Për dallim nga më parë kur kërcënimi më i madh ishte vetëm ish-BRSS, Stoltenberg thotë se kërcënimet tani vijnë nga shumë anë, sulmet kibernetike, anekset,… dhe nuk mund të parashikohen.

“Prandaj është e rëndësishme që NATO të mbetet e përgatitur dhe e shkathët në mënyrë që të mund t’i përgjigjet në mënyrë të duhur çdo krize të re,” tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori