LAJMI I FUNDIT:

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës mbyllet me super derbin Prishtina – Drita

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës mbyllet me super derbin Prishtina – Drita

Stinori vjeshtor do të mbyllet me njërin ndër derbit më të mëdhenj në futbollin kosovar.

Prishtina dhe Drita do të takohen sot (e diele), e që kjo përballje e zjarrtë ishte paraparë që të luhej në javën e tretë në Superligën e Kosovës.


Por, për shkak të angazhimit në garat evropiane të kampionit në fuqi, ky takim ishte paraparë që të zhvillohet në fund të stinorit vjeshtor.

Drita është lider në ligë pas 17 xhiros të zhvilluara me 40 pikë, derisa do të tentojë që të shfrytëzojë humbjen e Ballkanit 4-0 ndaj Gjilanit në të shtunën e kësaj jave që e pësoi në Suharekë, për të thelluar diferencën në plus pesë pikë.

Në anën tjetër, Prishtina është në vendin e tretë dhe në rast të fitores, do e ngushtonte diferencën në pikë me gjilanasit dhe me skuadrën nga Theranda.

Kujtojmë se takimi mes Prishtinës dhe Dritës fillon në ora 13:30 në stadiumin Fadil Vokrri. /Telegrafi/