LAJMI I FUNDIT:

Stilisti i Jonida Maliqit tregon xhelozinë dhe injorancën që këngëtarja serbe tregoi ndaj Jonida Maliqit në “Eurovision”

Stilisti i Jonida Maliqit tregon xhelozinë dhe injorancën që këngëtarja serbe tregoi ndaj Jonida Maliqit në “Eurovision”
Foto: Michael Campanella/ Guy Prives/Getty Images/Guliver

Vazhdon të jetë aktuale dhe të komentohet paraqitja e këngëtares shqiptare, Jonida Maliqi, në “Eurovision 2019”.

Artistja e cila dërgoi shtetin shqiptar në finalen e këtij kompeticioni, u rendit e 17-ta në listën finale pas votimit, duke lënë prapa këngëtaren përfaqësuese të Serbisë, Nevena Bozovic.

Kjo e fundit, duket se nuk ka mundur ta durojë fare Jonidën përgjatë korridoreve dhe provave për natën finale.

Është pjesë e LGBTI, ka përjetuar bullizmin në fëmijëri dhe i kishin thënë se s'do arrinte asgjë në jetë - tani fitues i "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Është pjesë e LGBTI, ka përjetuar bullizmin në fëmijëri dhe i kishin thënë se s'do arrinte asgjë në jetë - tani fitues i "Eurovision 2019"

Këtë e ka treguar stilisti i artistes shqiptare, Ardi Asllani, i cili ka dizajnuar veshjen me elemente kombëtare të Jonidës, që u pëlqye nga të gjitha.

Dukja e shkëlqyer e Jonida Maliqit në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Asllani në një postim të bërë në InstaStory ka treguar për mënyrën se si këngëtarja serbe i kishte injoruar përgjatë gjithë kohës ekipin shqiptar.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm, nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”-ka shkruar Ardi Asllani në InstaStory.

Foto: Ardi Asllani/InstaStory

Përndryshe, artistja serbe Nevena Bozovic është nga Mitrovica, ndërkohë që ishte detyruar nga stafi i Serbisë që ta fshijë emrin e qytetit në llogarinë e saj personale në Instagram. /Telegrafi/

Artistja serbe Nevena Bozovic në “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori