LAJMI I FUNDIT:

Është pjesë e LGBTI, ka përjetuar bullizmin në fëmijëri dhe i kishin thënë se s’do arrinte asgjë në jetë – tani fitues i “Eurovision 2019”

Është pjesë e LGBTI, ka përjetuar bullizmin në fëmijëri dhe i kishin thënë se s’do arrinte asgjë në jetë – tani fitues i “Eurovision 2019”
Fituesi i "Eurovision 2019", Duncan Laurence (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Duncan Laurence është fituesi i edicionit të 64-të i festivalit të madh evropian, “Eurovision Song Contest”.

Kënga e tij me titull “Arcade” siguroi votat e mjaftueshme nga publiku dhe juria profesionale, për t’u renditur në vendin e parë, duke lënë në vend të dytë Italinë dhe në vend të tretë, Rusinë.


Është një baladë emocionale që është shumë e rëndësishme për artistin, pasi përshkruan rrugëtimin e tij të vështirë në jetë.

Ngritën flamurin e Palestinës në finalen e "Eurovision 2019", priten sanksione ndaj Islandës
Lexo po ashtu Ngritën flamurin e Palestinës në finalen e "Eurovision 2019", priten sanksione ndaj Islandës

Në vazhdim, Telegrafi ju prezanton me disa fakte rreth biografisë së këngëtarit holandez, tashmë fitues i “Eurovision”-it, Duncan Laurence

Si u përzgjodh për të përfaqësuar shtetin holandez?

Fituesi i “Eurovision 2019”, artisti holandez, Duncan Laurence (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Transmetuesi holandez AVROTROS zgjodhi Duncan përmes një procesi të brendshëm përzgjedhës. Kjo është një taktikë që rrjeti ka përdorur që nga viti 2013.

“Në vitet e fundit shumë artistë të mirënjohur përfaqësuan Holandën në Festivalin e Këngës në “Eurovision”. Unë nuk jam i njohur, por kjo është gjithashtu një gjë e mirë; Holanda ka shumë muzikantë të rinj dhe të talentuar”, kithe thënë kompozitori 24-vjeçar, kur u përzgjodh për herë të parë për të përfaqësuar vendin e tij në “Eurovision 2019”.

“Pjesëmarrja ime dëshmon se asgjë nuk është e pamundur. Ju mundeni papritur të merrni mundësinë për të përfaqësuar vendin tuaj në një skenë ndërkombëtare. Jam shumë krenar për të përfaqësuar vendin tim”, ishin fjalët e tij.

Ku është lindur dhe ku ka studiuar?

Duncan Laurence (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Disa njerëz kanë muzikë në gjakun e tyre. Këngëtari holandez është një prej tyre. I lindur si Duncan De Moor më 11 prill të vitit 1994, ai vazhdoi të studionte në Akademinë e Rock-ut të Tilburgut, një nga shkollat më të mëdha për muzikantët në Holandë. Ndërsa atje, ai dhe disa nga studentë të tjerë formuan grupin “The Slick & Suited”.

Ai është i lindur në Spijkenisse të Holandës.

Gjermania mori zero pikë në Izrael, nga votimi i publikut në "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Gjermania mori zero pikë në Izrael, nga votimi i publikut në "Eurovision 2019"

Në vitin 2014, Duncan mori pjesë në “The Voice of Holland”. Në audicionet e fshehura, ai këndoi këngën “Sing” të Ed Sheeran. Tre nga katër trajnerët u kthyen – Trijintje Oosterhuis ishte i vetmi që bëri përjashtim. Pas disa diskutimeve, ai u bashkua me ekipin e Ilse DeLange. Mjerisht, ai nuk e preku finalen në këtë kompeticion.

Kënga e tij është me dedikim personal

Duncan nuk dëshiron të shpjegojë gjithçka për lidhjen e tij personale me tekstet. Por në dy intervistat e tij të fundit, ai tregoi se kënga ka të bëjë me dikë që e dinte se kush vdiq kur ishte më i ri. Ai i vendosi ndjenjat e tij në tekst që e bën atë një këngë shumë personale. Megjithatë, është gjithashtu universale dhe çdokush mund të lidhet me të në mënyrën e vet.

Ai është pjesë e komunitetit LGBTI

Duncan Laurence, fitues i “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Nuk është sekret se “Eurovision”-i ka një pjesë të konsiderueshme të tifozëve nga komuniteti LGBTI. Por shpesh nuk është ky grup i përfaqësuar në skenë. Megjithatë, Duncan është biseksual dhe ka një të dashur.

“Nja dy vjet më parë dola si biseksual. Ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Jo sepse dua të luaj me të dy gjinitë, jo sepse nuk mund të zgjedh … por krejt e kundërta: zgjedhja ime është e qartë. Bie në dashuri me një person. Dhe sa me fat jam, e kam gjetur atë person disa muaj më parë”, ka thënë këngëtari holandez.

Pas Douwe Bob, ai është përfaqësuesi i dytë holandez i identifikuar si biseksual.

Në fëmijëri ka përjetuar Bullizmin

Duncan Laurence (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Jeta për 24-vjeçarin të shpallur fitues i “Eurovision 2019”, nuk ka qenë fare e lehtë.

Ai ka treguar se ishte ngacmuar si fëmijë në shkollë me pretekstin se nuk ishte i aftë të bënte asgjë dhe se nuk do të arrinte kurrë diçka në jetë.

”Unë u rrita në një qytet ku muzika ishte ndryshe. Muzika nuk kishte asnjë pjesë në sistemin e rregullt shkollor. Por kjo nuk mund të më pengonte të bëja muzikë. Disi u tërhoqa nga mënyrat magjike për të shprehur veten dhe për të treguar historinë time. Ne kishim një teatër të vogël dhe një shkollë të vjetër muzikore në vendin ku kam jetuar. Kam luajtur piano çdo ditë të vetme, kam shkruar këngët dhe poezitë e mia. Mbaj mend atë kohë sikur të ishte dje”, thotë këngëtari.

“Isha i sigurtë: do të bëhesha muzikant. Rinia ime nuk ishte gjithmonë e lehtë. Unë kam qenë i ngacmuar shumë në shkollë dhe nuk mund të mbrohesha. Muzika ishte një strehë e sigurtë: një vend ku nuk isha i pasigurt dhe ku mund të liroja emocionet e mia”, ka rrëfyer 24-vjeçari holandez.

Triumfi në “Eurovision”, duket se është momenti për të cilin ai ka pritur kaq gjatë: t’ua dëshmojë të tjerëve të kundërtën e saj çfarë kanë menduar për të.

Duncan Laurence i solli fitoren shtetit të vet pas 44 vitesh

Duncan Laurence dhe stafi holandez në “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Edicioni i 64-të i “Eurovision”-it fitohet nga Holanda, pas 44 vitesh.

Hera e parafundit kur Holanda kishte fituar festivalin evropian ishte në vitin 1975, me këngën “Ding-a-Dong” të kënduar nga grupi Teach-In.

Ndërkohë, shteti holandez shënon edhe tri fitore tjera në vitet: 1969, 1959 dhe 1957 – pra gjithsej pesë fitore deri më tani.

Nga fitorja e sivjetme, “Eurovision”-i pritet që vitin e ardhshëm të shpërngulet për organizim në Amsterdam të Holandës. /Telegrafi/

Holanda, fituese e “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Magazina
Kalo në kategori