Një video e publikuar në internet shfaq një burrë që bartë para të majme – duke u shtirur si hajn, kur qëllohet për vdekje nga burri që gjithashtu luante rolin e rojës gjatë një trajnimi për një kompani ruse të sigurimit.

Oleg Korobkov, 23-vjeç, shtirej si plaçkitës gjatë stërvitjes në qytetin rus Nizhny Novgorod, derisa kolegët e tij ishin urdhëruar të luajnë rolin e pjesëtarëve të sigurimit që do të duhej t’i përgjigjeshin këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Por një prej rojave reagoi nën “afekt” duke iu përgjigjur me forcë “hajnit,” të cilit ia rrëmben revolen. Në videon e publikuar më poshtë, shihet roja pas shufrave të metalta duke ia drejtuar revolen Korobkovit që barte “paratë e vjedhura”.

Por burri “aksidentalisht tërheq këmbëzën”, në atë që dukej skenar i një trajnimi që nuk shkoi siç duhet, dhe “hajni” përfundon i vdekur. Në anën tjetër, hetuesit rusë kanë njoftuar se kanë filluar ta hetojnë rastin.

“Aktualisht hetuesit po punojnë në skenën e krimit. Janë duke u marrë në pyetje punonjës të kompanisë si dhe po analizohen dokumente të konfiskuara”, thuhet në kumtesën e policisë ruse.

Korobkov ka punuar si transportues i parave për një kompani sigurimi në Rusi, e kjo kompaninë deri më tani nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me rastin. /Telegrafi/