LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja e çuditshme e Tyson Furyt para super meçit me Dillian Whyte

Stërvitja e çuditshme e Tyson Furyt para super meçit me Dillian Whyte

Tyson Fury beson se goditja e topave të golfit në afro 400 metra gjatë me trajnerin e tij SugarHill Steward ka shtuar fuqinë e tij përpara luftës së tij me Dillian Whyte.

Kampioni i botës në peshat e rënda do të mbrojë titullin e tij për herë të dytë më 23 prill, përballë një turme rekord prej 94,000 tifozësh në stadiumin Wembley. Dhe midis seancave stërvitore rraskapitëse në palestrën e boksit, ai ka shkuar në fushën e golfit për të ushtruar edhe forcën e tij në kraharor.


Fury nuk është i panjohur për metodat e çuditshme të stërvitjes, pasi më parë kishte pohuar ndër të tjera se i kishte lyer duart me benzinë ​​përpara ndeshjes së revanshit me Deontay Wilder. Dhe ai argumenton se stërvitja në fushë e golfit ka pasur një efekt të drejtpërdrejtë në atë se sa fuqishëm do të godasë në ring.

Rruga e dhimbshme që kaloi Dillian Whyte, për të arritur deri të meçi me Tyson Furyn
Lexo po ashtu Rruga e dhimbshme që kaloi Dillian Whyte, për të arritur deri të meçi me Tyson Furyn

“Kam luajtur shumë golf në Morecambe, me trajnerin SugarHill, për t’u përgatitur për këtë luftë”, u tha ai gazetarëve në një konferencë virtuale për shtyp mbrëmë. “Dhe kjo me të vërtetë e ka përmirësuar dorën time të djathtë”.

“Po e godas topin rreth 400 metra dhe mendoj se me të vërtetë ka ndihmuar. Unë godas rreth 200 topa në ditë si pjesë e stërvitjes sime, ne bëjmë shumë gjëra të ndryshme për të shijuar gjërat. Ne u argëtuam shumë në kamp”

Fury është një favorit i madh për të mposhtur Whyte, kur ata më në fund do të përballen në një ndeshje masive gjithë-britanike javën e ardhshme. Dyshja janë ish-partnerë dhe miq, por janë bërë armiq në mes të një përleshjeje të hidhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori