LAJMI I FUNDIT:

Stephan El Shaarawy i bashkohet Italisë pasi Zaniolo tërhiqet për shkak të akuzave për bastvënie të paligjshme

Stephan El Shaarawy i bashkohet Italisë pasi Zaniolo tërhiqet për shkak të akuzave për bastvënie të paligjshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka ftuar Stephan El Shaarawy të Romës pasi Nicolo Zaniolo u detyrua të tërhiqej nga skuadra për shkak të akuzave për bastëvënie të paligjshme.

Sulmuesi i Aston Villa ishte i përfshirë në skandalin e basteve të Serie A që po zgjerohej me shpejtësi të enjten dhe u mor mbrëmë në pyetje nga policia së bashku me Sandro Tonalin e Newcastle United.


Pas publikimit të lajmeve, dyshja u dërguan në shtëpi nga kampi stërvitor i Italisë dhe nuk pritet të jenë më pjesë e tyre deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Jo vetëm Fagioli, nën hetime raportohet se janë edhe Tonali e Zaniolo për bastëvënie të paligjshme
Lexo po ashtu Jo vetëm Fagioli, nën hetime raportohet se janë edhe Tonali e Zaniolo për bastëvënie të paligjshme

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, ishte i pari që u përfshi në hetim, ku dhe pranoi përfshirjen gjatë dëshmisë me prokurorët në Torino, duke dorëzuar me vetdëshirë telefonin e tij celular.

Skandali i basteve në Serie A është ende në fazat e para dhe raportet sot sugjerojnë se të paktën 10 lojtarë të tjerë janë të përfshirë.

Siç u njoftua sot, El Shaarawy tani është ftuar për të zëvendësuar në ekip Zaniolon. Azzurrët po përgatiten të përballen me Maltën të shtunën në mbrëmje dhe me Anglinë më 17 tetor,  të dy ndeshjet të vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Italia momentalisht është e dyta në grupin C me 7 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri Anglia që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori