LAJMI I FUNDIT:

Stellantis investon në Torino në përpjekje për të rritur prodhimin e automjeteve me emetim të ulët

Stellantis investon në Torino në përpjekje për të rritur prodhimin e automjeteve me emetim të ulët

Stellantis ka zgjedhur qytetin historik italian të prodhimit të makinave, Torinon, për një investim, për të rritur rolin e tij në prodhimin e automjeteve me emetim të ulët dhe si një qendër për riciklimin e makinave dhe pjesëve të tyre.

Grupi franko-italian nënshkroi një marrëveshje me partnerin e tij belg, Punch Powertrain, për të rritur prodhimin e transmisioneve të elektrizuar me dy tufë (eDCT) për automjetet elektrike hibride dhe plug-in në fabrikën e tij Mirafiori në Torino, tha prodhuesi i makinave të martën, transmeton Telegrafi.


Prodhimi dhe shitja e më shumë automjeteve elektrike dhe hibride është një plan kyç në planet e përcaktuara në mars nga shefi ekzekutiv i Stellantis, Carlos Tavares, për të dyfishuar të ardhurat në 300 miliardë euro në vit deri në vitin 2030.

Tavares të martën tha se grupi po investonte një shifër “dyshifrore” milion euro në përmirësimin e kutisë së marsheve, pa dhënë një shifër të saktë. /Telegrafi/