LAJMI I FUNDIT:

Stellantis dhe Saft zbulojnë një bateri më efikase dhe më të lirë

Stellantis dhe Saft zbulojnë një bateri më efikase dhe më të lirë

Stellantis, Saft dhe Qendra Kombëtare Franceze për Studim Shkencor kanë zbuluar një teknologji të re të baterisë e cila e ngrit efikasitetin dhe është më e lirë për t’u prodhuar. Projekti quhet IBIS – Intelligent Battery Integrated System. Fjala “Integrated” do të thotë se karikuesi dhe interverteri elektrik është i ndërtuar brenda vetë baterisë me litium joni.

Karikuesi dhe interverteri zakonisht marrin më shumë hapësirë dhe e ulin efikasitetin e baterisë. Kjo është arsyeja se pse IBIS fokusohet në optimizimin e kësaj pjese të sistemit të baterisë. Inverteri dhe karikuesi standard janë zëvendësuar me karta elektronike të përmbysjes të vendosura sa më afër qelizave të baterisë.


Bateria më efikase do të thotë më shumë rreze të vozitjes për veturën, dhe pasi që më nuk ka nevojë për karikues dhe inverter të ndarë, prodhimi i veturës do të ketë gjithashtu kosto më të vogël, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, i gjithë sistemi i baterisë zë më pak hapësirë, e cila mund të përdoret nga prodhuesit e veturave. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, Stellantis dhe Saft thonë se bateria është më e besueshme në planin afatgjatë.

IBIS gjithashtu do ta thjeshtësojë procesin e mirëmbajtjes dhe prodhimit, që përfundimisht do të zvogëlojë emetimin e karbonit të fabrikave.

Një tjetër aspekt interesant i IBIS është aplikimi i tij në zgjidhjet stacionare të ruajtjes së energjisë. Aftësia për prodhimin e një bateria e përshtatshme për shembull për vetura elektrike dhe ekonomi familjare, do ta ulte edhe më tepër koston e prodhimit.

Sipërmarrja e përbashkët mes korporatave dhe qendrave për studime akademike planifikon që deri në fund të kësaj dekade të prodhojë vetura duke përdorur bateritë IBIS, të cilat veçse ka filluar t’i testojë. /Telegrafi/