LAJMI I FUNDIT:

Stefano Pioli refuzon ofertën e klubit të njohur anglez

Stefano Pioli refuzon ofertën e klubit të njohur anglez

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, kishte konfirmuar se ai po mëson gjuhën angleze me synimin për të kaluar në Ligën Premier, por ai raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Nottingham Forest këtë verë.

Teknikut italian iu ndërpre kontrata me marrëveshje të dyanshme pas pothuajse pesë viteve tek “Rossonerët”, aty ku fitoi titullin e Serie A dhe arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Epoka e tij në “San Siro” erdhi drejt fundit dhe Pioli i rrëfeu gazetarëve se ai po merr kurse të gjuhës angleze pasi ishte i intriguar nga ideja që hapin e tij të ardhshëm në karrierë ta bëjë në Ligën Premier.


Sipas gazetarit Orazio Accomando të DAZN, Pioli mori një ofertë nga Anglia këtë verë, por nuk ishte ajo që italiani po e priste.

Klubi në fjalë besohet të jetë Nottingham Forest, por Pioli preferoi që të presë për një ofertë më të mirë.

Forest mezi i shpëtoi rënies nga elita e futbollit anglez, pasi u pozicionuan në pozitën e 17-të me 32 pikë të grumbulluara, duke fituar nëntë ndeshje, duke barazuar po aq dhe duke humbur 20 sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit

E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit

Ligat tjera
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet

Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet

La Liga
Man United i gatshëm të bëjë çmenduri: Ofron 230 milionë euro për yllin e Real Madridit

Man United i gatshëm të bëjë çmenduri: Ofron 230 milionë euro për yllin e Real Madridit

Premier League
Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës

Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës

Ligue 1

"Nëse ata duan që unë të largohem nga Real Madridi, do të duhet të më vrasin" - ylli i Los Blancos shfaq besnikërinë e tij ndaj klubit

La Liga
Karim Benzema tregon pse nuk pendohet që u largua nga Real Madridi

Karim Benzema tregon pse nuk pendohet që u largua nga Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori