LAJMI I FUNDIT:

Statistika katastofike përballë Austrisë

Statistika katastofike përballë Austrisë

Historikisht, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë një kombëtare e aftë që të krenohet me bilance pozitive në përballje me rivalët evropianë, natyrisht duke lënë mënjanë ndonjë kombëtare shumë të vogël.

Megjithatë, kemi bërë figurë të mirë shpesh, aq sa edhe kundër Gjermanisë e shumë kombëtareve të tjera kemi regjistruar ndeshje të mira e ndonjë rezultat pozitiv.


Çuditërisht, nuk na ka ndodhur kurrë një gjë e tillë me Austrinë, që sa herë na del përballë, na mund lehtësisht e me gola diferencë.

Shqipëria është ndeshur gjashtë herë me austriakët, gjithnjë në ndeshje kualifikuese për Evropian ose Botëror, por për fat të keq gjithmonë kuqezinjtë kanë pësuar humbje.

Në gjashtë përballje direkte, Austria ka fituar gjithnjë dhe ka një golaverazh 17-1, ndaj nesër duhet të luftojmë edhe për të prishur këtë traditë fatkeqe.

lojtt