LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: PSG – Manchester City

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: PSG – Manchester City

PSG do të pres Manchester Cityn në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kryesore e këtij grupi do të zhvillohet sonte në “Parkun e Pincave” në Paris.


Vendi: Parku i Princave

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

PSG

Leo Messi dhe Marco Verratti janë kthyer të dy në stërvitje para kësaj ndeshje dhe thuhet se do të jenë direkt në formacionin startues.

Abdou Diallo ka qenë i rregullt si mbrojtës i majtë këtë sezon, por Mauricio Pochettino thuhet se do të startojë me Nuno Mendes.

Idrissa Gueye humbi ndeshjen në barazimin 1-1 me Club Bruges, por është në dispozicion, por Angel Di Maria është i pezulluar.

Gianluigi Donnarumma do t’i jetë në vend të Keylor Navas midis shtyllave.

Sergio Ramos është jashtë së, megjithatë Layvin Kurzaëa, Colin Dagba dhe Juan Bernat janë kthyer në stërvitje.

Man City

Aymeric Laporte, Rodri dhe John Stones ishin të gjithë të aftë për fitoren 1-0 ndaj Chelseat të shtunën, por ky i fundit nuk u preferua.

Stones mund të bëjë paraqitjen e tij të parë me Cityn në vend të Laportes.

Ilkay Gundogan nuk do të jetë në dispozicionin e Pep Guardiolas deri pas ndeshjeve me kombëtare.

Fakte

Man City ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Qyetetarët  ka shënuar të paktën 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Man City ka fituar 3 ndeshjet e fundit kundër PSG në të gjitha garat.

Parashikim

PSG u ndal në barazim 1-1 në Belgjikë në ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, por iu përgjigj këtij dështimi me fitore ndaj Metz dhe Montpellier. Ata kanë një rekord 100 për qind në Ligue 1 këtë sezon, dhe duhet ta transferojnë këtë formë edhe në Evropë.

Manchester City siguroi një fitore të shkëlqyer 1-0 ndaj Chelseat të shtunën, dhe Ligën e Kampionëve e ka nisur me një fitore, duke mposhtur RB Leipzig 6-3.

Me sa duket, City do ta shikojë për barazim, si rezultat pozitiv në ndeshjen e tyre më të vështirë të fazës së grupeve.


Formacionet e mundshme

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Herrera, Verratti, Gueye, Messi, Mbappe, Neymar.

Man City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Grealish, Torres, Mahrez


Parashikimi: PSG 1-1 Man City

/Telegrafi/