LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Angli – Kroaci

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Angli – Kroaci

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Kroacisë luajnë sot (e diel) mes vetë në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin D në Euro 2020.

Tre Luanët dhe kroatët e nisin sot fushatën e Kampionatit Evropian dhe synojnë ta nisin pozitivisht.

Vendi: Wembley Stadium (Londër)

Koha: 15:00

Lajmet rreth ekipeve

Anglia

Harry Maguire nuk ka gjasa të luaj sot kundër Kroacisë, pavarësisht kthimit në stërvitje të premten, ndërsa në vend të tij pritet të luajë Tyrone Mings, i cili ka gjasa më shumë sesa Ben White për të qenë partner i John Stones.

Një çështje tjetër e madhe për Southgate është se asnjë nga lojtarët e Man Cityt ose Chelseat nuk u paraqitet në asnjë minutë të ndeshjeve miqësore për shkak të finales së Ligës së Kampionëve dhe ata përbëjnë shtatë anëtarë të skuadrës. Shumë prej të cilëve zakonisht do të fillonin për Anglinë.

Jack Grealish ka një shans të mirë për të filluar sot duke qenë se ai luajti në të dy miqësoret dhe ishte padyshim lojtari më i mirë i Anglisë në atë kohë. Phil Foden nuk ka dyshim se do të luajë një rol të madh për Anglinë këtë verë, por fakti që ai nuk luajti në asnjë prej miqësoreve mund të shkojë kundër tij fillimisht. Marcus Rashford nuk pritet të përfshihet si titullar.

Jordan Henderson bëri rikthimin e tij nga dëmtimi në fitoren 1-0 të Anglisë ndaj Rumanisë fundjavën e kaluar, por 45 minutat e luajtur pas gati katër muajsh nuk pritet t’ia garantojnë një vend titullari.

Raheem Sterling nuk është në formën e dëshiruar, por ai ka qenë një lojtar i rregullt nën urdhrat e Southgate dhe nuk do të ishte një befasi për të parë atë të titullar sot.

Kroacia

Kroacia tregoi forcën e saj në miqësoret e fundit duke luajtur me karakter dhe fituar me shumë prej kombëtarëve më të forta evropiane.

Në të vërtetë, Kroacia ka vetëm tri dilema në pozitat e formacionit për ndeshjen e sotme ndaj Anglisë.

Bruno Petkovic dhe Andrej Kramaric janë në garë për një vend në sulm, Josip Brekalo dhe Ante Rebic për një vend në krah të sulmit dhe Mateo Kovacic dhe Nikola Vlasic për një vend në mesfushë.

Fakte

Anglia ka shënuar të paktën 4 gola në 3 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

Ka pasur mbi 3  gola të shënuar në 9 ndeshjet e fundit të Anglisë në Kampionate Evropiane.

Anglia është e pamposhtur në 32 nga 34 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

Anglia ka fituar në të dyja pjesët dhe kohën e plotë në 7 nga 8 ndeshjet e tyre të fundit në Kampionate Evropiane.

Anglia ka mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

Anglia ka parë mbi 3  gola në 4 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Kroacisë në të gjitha garat.

Anglia ka shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Kroacisë në të gjitha garat.

Kroacia është e pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.

Anglia është e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit kundër Kroacisë në të gjitha garat.

Analizë

Kjo është një përsëritje e gjysmëfinales së Kupës së Botës 2018 ku Kroacia i dha fund ëndrrave të Anglisë me një fitore 2-1 në kohën shtesë. Ata janë përballur dy herë që nga ajo kohë me Anglinë duke fituar njërën dhe tjetrën duke përfunduar barazim.

Asnjëra skuadër nuk ka tërhequr vëmendjen para Euro 2020. Anglia fitoi të dy miqësoret e tyre kundër Austrisë dhe Rumanisë me rezultat 1-0 pa lënë përshtypje të vërtetë, ndërsa Kroacia barazoi 1-1 me Armeninë përpara se të humbte 1-0 ndaj Belgjikës.

Ka kaq shumë presion mbi Anglinë për të filluar mirë grupin por kjo është padyshim ndeshja e tyre më e vështirë në letër dhe nuk do të ishte aspak e habitshme nëse ata nuk do të fitonin. Mesfusha e Kroacisë është e klasit botëror dhe Anglia nuk mund të përballojë lojtarë si Luka Modric.

Formacionet e mundshme

Angli: Pickford; Trippier, Stones, Mings, Shaw; Rice, Philipps; Sterling, Mount, Grealish; Kane; 

Kroaci: Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Barisic; Kovacic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Petkovic;

Parashikim: Angli 1-1 Kroaci

/Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori