LAJMI I FUNDIT:

“State of error”

Kosova me flamur, nuk dihet ende kush e qepi i pari, bile si simbolikë, nuk dihet saktësisht pse ai ka 6 yje, meqë në pjesën hyrëse të Kushtetutës nuk është saktësuar komuniteti shumicë dhe ato në pakicë. Ende nuk po dihet a duhet tash flamurit t’i shtohet edhe një yll, ngase si duket Kosova do të "rilindë" edhe me një komunitet, atë malazias; nuk u qartësua as laramania shumëngjyrëshe, dhe domethënia e tyre, zaten parlamentarët e devotshëm dhe të gjithëdijshëm e ngjyrosën flamurin me dygishtërinjët e tyre për "hatër" të Evropës, sipas yrnekut të saj, ndërsa Evropa për hatër të Serbisë e la Kosovën dhe shqiptarët jashtë dyerve të saj. Kosova është edhe me himn (psss…st pa fjalë "no comment"), ka qenë vështirë të gjenden fjalët, ngase edhe ashtu shqiptarët janë ba pikë e pesë..nuk po dijnë cilën gjuhë zyrtare komunikimi ta zgjedhin..shqip, ship, arnautçe, kosovar, kosovometohiisit.., akoma po merren hulumtuesit e rinj "newborns-it" me përpilimin e abetares së re, jemi në pritje të sihariqeve të reja që do t’na i servojnë analistët me pedigre, për vitin 2010.

Si duket optimizmi i madh i "kosovarëve" në shtetin e të "drejtës universale" do t’i detyroj përfundimisht të bëjnë edhe një transaksion "etnik", amendament shtesë këmbim për ambasadë (si duket malaziasit e kanë përnjëmend…, nëse kosovarët e duan ambasadën në Podgoricë, ata duhet ta plotësojnë Kushtetutën me amendament shtesë, rrudhje e territorit të Kosovës dhe pranim edhe të një komuniteti – malazias; priti në t’ardhmen edhe kombet e reja; ligji mbi shtetësinë do t’i përzë shqiptarët e Luginës së Preshevës…, edhe të luginave tjera shqiptare, ndërsa do t’i "kurorëzojë" të tjerët për tri vjet me shtetësi, do të kemi dhëndurë e nuse të reja, për bereqet) dhe themi ja kjo është pavarësia, kështu do të shpreheshin përkrahësit e devotshëm të dokumentit Ahtisaari, të dokumentit 14 pikësh të trojkës ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, do të presim edhe shumë sihariqe të reja, por jo për premtimet për të cilat paguhen deputetët dhe për të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet e kaluara.


Askush nuk konteston faktin se Kosova është ndarë ligjërisht nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisaarit, por është shumë e pakuptueshme që nuk po dëgjohen zërat tjerë që mendojnë pak më ndryshe dhe ata, "nganjëherë", konsiderohen si "armiq të brendshëm", apo jo? Duhet të shprehen haptas parlamentarët për këto tema të nxehta, nuk duhet lejuar edhe më që shoqëria kosovare të mbyllet "hermetikisht" , ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin, pra duhet t’u jepet hapësirë mediale edhe atyre që janë për zgjedhje të reja, apo zgjidhje funksionale të shtetit të shoqëruar me propozim masash dhe operacionalizim kohor të tyre, të dëgjohen argumente të reja. Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vënë debatuesve shenjat dalluese "na dhe ata" (secila parti që garon veç e veç).

Një kohë debatuesit ndaheshin në "majtist" e "djathtist, por edhe të "qendrës". Retorika ndryshojë shpejt, menjëherë pas kuvendit të VI të LDK-së, u hoqën maskat, dhe reflektori ndriçonte fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapej dhe mbyllej me takt. Dhe atëherë ndodhi që demokratët sulmuan njëri tjetrin, e pashpjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, nga brendia e tyre shpërtheu mllefi shtazarak kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri pëllumbat e bardhë të paqes të krokasin si korbat e zi të fatkeqësisë, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo?.

Asnjëri atëherë nuk parapëlqente teatrin që u shndërrua në arenë gladiatorësh. Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipa, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e kaq shumë dokumenteve, dhe pyetja "jeni me ne apo me ata" pengon debatin, dhe ndonjë fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit, më herët, ua ngriste temperaturën debatueseve, duke pretenduar t’i shohin ata se si dridhen nga ethet "demokratike".

Tash që po e "shartojnë" edhe dokumentin Ahtisaari, nuk lodhemi aq shumë, ngase sipas agjendës janë imponuar e lansuar zgjedhjet si prioritet. Por edhe tash bile shumë më fuqishëm duhet të deklarohen parlamentarët për këto rrjedha, jo për rritje rrogash, e ndërtesa të bukura; vet një anëtar kryesie i një partie-LDK dhe dy zonja të parlamentit, njëra e AKR-së, e tjetra e AAK në një "talk-show" vendor, në "Oksigjen", parlamentin e "emëruan" teatër kukullash (këtë të dytën e shtova unë). Shpejt po harrohet se sa domethënëse do të jenë zgjedhjet e ardhshme të 2010, apo të 2011, ato do të varen ashtu siç vendosin "rrobaqepësitë" e hartës së Kosovës.

Nuk harrohet aq shpejt vrapimi aq i zhurmshëm i përkrahësve të dokumentit "profetik" që "nuk kishte" të meta, dhe çdo pikë dhe presje ishte atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe ishte pavarësia dhe sovraniteti i cili tash fare pak përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më herët, se nuk do të ketë kompromis dhe se në çdo cep të Kosovës do të shtrihet sovraniteti kushtetues etj., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët kanë mbetur të shënuara, ato nuk avullohen, edhe pse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që nuk kuptojmë ç’është marrëveshja dhe ç’është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bën, mirë.., por Kosova kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav, kishte edhe flamurin që valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë, dmth Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikë, tash që është republikë-shtet, a dihen saktësisht kufijtë e shtrirjes dhe deri ku e ka sovranitetin e mbuluar, apo është shtet me territor të okupuar? Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë në fund të viteve të 80-ta, ishte kushtetuta, dmth., ndryshimi i amendamenteve kushtetuese, edhe tash e kemi të njejtin atak, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm të diskutimit për ndryshim të amendamenteve, mbajnë edhe sot pozita, por edhe shumë nga ata deputetë e njerëz që u rrahën, u burgosën, të gjithë janë bashkë, dhe të gjithë së bashku pajtohen për rritje rrogash! Dhe të gjithë ata që menduan ndryshe, por edhe shumë sish që edhe sot mendojnë ndryshe si Lëvizja "Vetëvendosja", apo organizata "Çohu", po përbuzen.

Sot kur kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe i malazezëve në Kosovë-tash ka filluar t’i hiqet pluhuri dhe po nxirret nga sirtarët përsëri. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk tradhton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në kompjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të kthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që t’i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe – tash komuna me autorizime të veçanta. Si do të vihet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, dhe cili flamur do të valoj në ato komuna? Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin primesat e autonomisë së zgjeruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po…, kisha serbe që ka fituar atribute të pushtetit real, të drejtën e qeverisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe. Duhet të kuptojnë edhe këta pushtetarë të sotëm, por edhe kujdestarët këtij shteti kësisoj, se shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin.

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori