Kosova arriti ta mposht mbrëmë Bullgarinë në Sofje me rezultat 2-3, për t’i mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian (Euro 2020).

Përfaqësuesja e jonë fitoi me golat e shënuar nga Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani, për t’i siguruar kështu tri pikët e para në kualifikime.

Mërgim Vojvoda kishte dje (10 qershor) një paraqitje mbresëlënëse ndaj Bullgarisë, ndërsa Standard de Liege ka shkruar për paraqitjen e tij.

“Fitore për Kosovën dhe Mërgim Vojvodën që luajti 62 minuta në krahun e djathtë të mbrojtjes”, thuhet në postimin e skuadrës belge në llogarinë e tyre në Twitter.

Kosova aktualisht gjendet në Grupin A me pesë pikë, me Anglinë dhe Turqinë që kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë nga dy. /Telegrafi/