LAJMI I FUNDIT:

St Petersburg Stadium, St Petersburg

St Petersburg Stadium, St Petersburg
St Petersburg stadium

Kapaciteti: 68,134
Hapur: 2017
Klima: Mesatarja më e lartë 21 shkallë celsius dhe më e ulëta 13 shkallë celsius me 60 për qind të gjasave për rreshje shiu.
Distanca e përafërt me Moskën: 684 kilometra
Lokacioni: I vendosur në lumin Neva, në krye të gjirit të Finlandës në Detin Baltik, është stadiumi më verior i këtij Botërori.


Stadiumi Krestovsky ose Zenit Arena, e ka marë emrin St Petersburg Stadium gjatë Botërorit. Themelet ishin vënë në vitin 2007 për ndërtimin e tij, që është dashur të përfundonin në vitin 2009, por ka pasur një numër ndërprerjesh, përfshirë një ridizajnim për t’u përshtatur me kërkesat e FIFA-s. Pas disa mosmarrëveshjeve kompania e madhe Gazprom u largua nga projekti dhe qeverisja lokale e St Petersburgut mori në dorë projektin duke e kompletuar atë përfundimisht në vitin 2017 për Kupën e Konfederatave. Kostoja fillestare e projektit ishte paraparë të jetë 250 milionë dollarë, por besohet se shuma ka kaluar tre fishin e paraparë.

I ndërtuar sipas dizajnit të “Anijes Kozmike” nga Kisho Kuokawa, është një version më i vogël i stadiumit të dizajnuar nga po i njëjti njeri, Toyota Stadium në Japoni. I pajisur me fushë rrëshqitëse dhe mbulesë të lëvizshme, stadiumi është një prej më të avansuarve në aspektin teknologjik në gjithë botën.

Stadiumi do të jetë shtëpi e Zenit St Petersburgut dhe pritet të zhvillohen tri ndeshje të fazës grupore dhe çerekfinalja në Euro 2020.

Ndeshjet e fazës grupore: Maroku v Iran (E premte, 15 qershor, 17:00), Rusia v Egjipt (e martë, 19 qershor, 20:00), Brazil v Costa Rica (E premte, 22 qershor, 13:00), Nigeri v Argjentinë (e martë, 26 qershor, 20:00).

Ndeshjet e eliminimit direkt: 1/8-ta – fituesi i Grupit F v vendi i dytë i Grupit E (e martë, 3 korrik, 16:00), gjysmëfinalja 1 (e martë, 10 korrik, 20:00), ndeshja për vendin e tretë (e shtunë, 14 korrik, 16:00).

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori