LAJMI I FUNDIT:

Luzhniki Stadium, Moskë

Luzhniki Stadium, Moskë
Luzhniki Stadium

Kapaciteti: 81,006
Hapja: 1956 (i rihapur pas zhvillimit të punimeve në vitin 2018)
Klima: Më e larta mesatarisht 23 shkallë celsius dhe më e ulëta deri 18 shkallë celsius me 50 për qind të gjasave për shi.
Lokacioni: Kryeqyteti i Rusisë, Moska, është i vendosur në lumin Moskva në Perëndim të vendit. Stadiumi është gjashtë kilometra në jugperëndim të qendrës së qytetit.


Luzhniki Stadium i cili fillimisht kishte emrin Central Lenin Stadium ka qenë dëshmitar i triumfit dhe hororit. Ishte ndërtuar në vetëm 450 ditë nga viti 1955 deri në vitin 1956 si një reflektim i ambicieve të ritura të qeverisë Sovjetike pasi që sportistët e Bashkimit Sovjetik u rikthyen nga Lojërat e para Olimpike për ta, të mbajtura në Helsinki në vitin 1952 me plot 71 medalje.

Me kapacitet fillestar prej mbi 100 mijë shikuesish, stadiumi ishte qendra Lojërave Olimpike të mbajtura në Moskë në vitin 1980. Tragjedia ndodhi pikërisht në këtë stadium dy vjet më vonë kur 66 persona vdiqën në tentim për t’u larguar me nxitim gjatë fundit të ndeshjes së Kupës së UEFA-s (sot Europa League) mes Spartak Moskës dhe Haarlem.

I rinovuar në mënyrë ekstensive gjatë të 90-tave, vite gjatë të cilave u ri emërua me emrin Luzhniki (që është një përkthim që lidhet ngushtë me luginën e lumit Moska ku u ndërtua stadiumi) dhe që prej atëherë ka pritur finalen e Kupës UEFA në vitin 1999, në të cilën Parma mposhti Marseille dhe finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2008, ku Manchester United mposhti Chelsean në penalti.

Gjatë punës së rizhvillimit për Botërorin e vitit 2018, tribunat ishin ndarë në dy pjesë dhe shiriti i vrapimit të atletëve ishte larguar, me pjesën e jashtme të stadiumit që u realizua për mrekulli. Këtë verë, ky do të jetë stadiumi i pestë që ka arritur të presë finalen e Kupës së Botës, Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve dhe ishte stadiumi kryesor i Lojërave Olimpike.

Ndeshjet e grupeve: Russia v Arabia Saudite (E enjte, 14 qershor, 17:00), Gjermani v Meksikë (E dielë, 17 qershor, 17:00), Portugali v Maroku (E mërkurë, 20 qershor, 14:00), Danimarkë v Francë (E martë, 26 qershor, 16:00).

Ndeshjet e eliminimit direkt: 1/8-ta e finales – fituesi i Grupit B v fituesi i Grupit A (e dielë, 1 qershor, 16:00), gjysmëfinalja 2 (e mërkurë, 11 korrik, 20:00), finalja (e dielë, 15 korrik, 17:00)

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori