LAJMI I FUNDIT:

Sqarim për bizneset rreth masave të Qeverisë lidhur me situatën me coronavirus

Sqarim për bizneset rreth masave të Qeverisë lidhur me situatën me coronavirus

Inspektorati i Tregut që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë pesë udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e coronavirusit.

1.Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë), të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve (t’u shpjegohet me fjalë).


2.Përveç kafeneve, bareve, pabeve, restoranteve, qendrave tregtare (përjashtuar farmacitë/barnatoret dhe marketet brenda tyre), tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, operatorët e tjerë ekonomikë mund të punojnë. Gjithsesi të sigurohen se kushtet e pikë s 1 janë të plotësuara.

3.Kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike. Gjithsesi të sigurohen se kushtet e pikës 1 janë të plotësuara.

4.Operatorët ekonomikë me ofertë mikse, shitje dhe shërbim, duhet vetëm të shesin, kurse shërbimi duhet të ndalohet.

Për shembull: furrë buke (shet gatojca dhe i shërben brenda lokalit), byrektore (shet dhe shërben), qebaptore, pastiçeri/ëmbëltore, gjellëtore, ushqimore të tjera; pika të karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafiteri e gjellëtore), autolarje dhe operatorë të ngjashëm, që edhe shesin produkte edhe shërbejnë. Gjithsesi të sigurohen se kushtet e pikës 1 janë të plotësuara.

5.Prodhuesit mund mo s të ndalojnë prodhimin, por detyrimisht të marrin masa të organizimit në punë, si ndërrime (turne), për të reduktuar numrin e njerëzve që qëndrojnë në prodhim, të sigurohet distanca minimale prej 1 metër, gjatë gjithë kohës.

Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokalet afariste, përveç shitësit dhe blerësve. Personat përgjegjës të operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezent në lokal të jetë së paku 1 metër. Personat e tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.

MEPTINIS përsërit thirrjen qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, përveçse kur e kanë të domosdoshme, dhe që t’i ndjekin veçanërisht udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori